Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Çmimet e biletave për Kupën e Botës 2026 janë kthyer në një nga temat më të diskutuara para nisjes së turneut, duke shkaktuar reagime të forta nga tifozët dhe autoritetet amerikane.
Rritja e ndjeshme e kostove dhe përdorimi për herë të parë i sistemit të çmimeve dinamike nga FIFA kanë ngritur shqetësime serioze për mungesë transparence dhe abuzim me konsumatorët.
Si pasojë, çmimet në platformën zyrtare të rishitjes kanë pësuar rritje të mëdha, ndërsa disa bileta për finalen kanë arritur vlera marramendëse.
Përballë ankesave të shumta nga tifozët, Prokurorët e Përgjithshëm të New York-ut dhe New Jersey-t kanë nisur një hetim zyrtar ndaj FIFA-s lidhur me praktikat e shitjes së biletave për turneun e vitit 2026.
Sipas mediave amerikane, FIFA ka marrë një urdhër-thirrjeje ku kërkohen “detaje specifike” mbi procesin e shitjes së biletave për tetë ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin MetLife në New Jersey, përfshirë edhe finalen e madhe të 19 korrikut.
Hetimi fokusohet kryesisht te politika e çmimeve dhe krijimi i një kategorie të re “në rreshtin e parë”, e cila u shtua me tarifa premium pasi miliona bileta janë shitur tashmë.
Mediat amerikane raportojnë se disa tifozë, të cilët kishin paguar për bileta të Kategorisë 1, vendet më pranë fushës janë vendosur në zona të Kategorisë 2.
Nga ana tjetër, FIFA nuk ka komentuar ende mbi hetimin dhe akuzat e ngritura nga autoritetet amerikane.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)