Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today25/05/2026
Miley Cyrus u nderua me yllin e saj në Hollywood Walk of Fame, gjatë një ceremonie madhështore në Los Angeles ku morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të saj të afërt.
Këngëtarja dhe aktorja, e cila u bë e famshme përmes serialit Hannah Montana, u shfaq shumë e emocionuar teksa mori vlerësimin, duke e quajtur atë një moment që “nuk do ta harrojë kurrë”.

Në fjalimin e saj, Miley iu referua këngës “Walk of Fame” nga albumi i saj i vitit 2025, Something Beautiful, të cilën e shkroi së bashku me Brittany Howard.
“Edhe pse e dua vargun ‘You’ll live forever’, fakti që nuk do të jetoj përgjithmonë është ajo që më jep ndjesinë e urgjencës dhe më “mban gjallë” zemrën, jetën dhe artin tim,” tha ajo.
Miley foli gjithashtu për rëndësinë e përkushtimit dhe këmbënguljes në karrierë, duke kujtuar një këshillë që kishte marrë nga babai i saj.
“Një rrokaqiell fillon me një kompresor, njësoj si një yll në Walk of Fame. Nuk ka të bëjë me forcën, por me përkushtimin,” u shpreh artistja.

Në fund të fjalimit, ajo falënderoi fansat, nënën e saj Tish Cyrus, motrën, si dhe “familjen e saj të ardhshme”, duke iu referuar të fejuarit të saj, Maxx Morando, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.
“Pas kësaj dite, unë zotohem të vazhdoj të krijoj, sepse kjo është ajo për të cilën jetoj vërtet. Shpresoj që ajo që lë pas të prekë zemrat e brezave të ardhshëm,” tha Miley.
Në ceremoni folën edhe Anya Taylor-Joy dhe Donatella Versace. Anya kujtoi se e kishte parë Miley në kopertinën e një reviste kur ishte më e vogël dhe kishte kuptuar menjëherë se “ajo do të bëhej një yll i madh”.

Ndërsa Donatella Versace, e cila krijoi edhe look-un e Miley për mbrëmjen, tha:
“Një yll është pikërisht ajo që ti je.”
Për ceremoninë, Miley zgjodhi një fustan të zi elegant nga Versace, me dekolte të theksuar dhe detaje transparente, të kombinuar me bizhuteri të ndritshme dhe një pamje glamuroze të frymëzuar nga Hollywood-i klasik.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)