play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Alarm shëndetësor para Botërorit 2026

today20/05/2026

Background

Botërori 2026 po përballet me një sfidë të papritur që vjen vetëm pak javë para fillimit të turneut. Përveç tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e këtij të fundit, një tjetër krizë ka ngritur shqetësim në nivel ndërkombëtar.

Në Republikën Demokratike të Kongos është shpërthyer një epidemi e virusit Ebola në pjesën lindore të vendit, e cila ka shkaktuar deri tani rreth 134 viktima dhe mbi 500 raste të dyshuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur situatën si një emergjencë shëndetësore me rëndësi ndërkombëtare.

Në përgjigje, autoritetet amerikane dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë pezulluar përkohësisht hyrjen në SHBA për personat që kanë qëndruar në zonat e prekura.

Ndërkohë, FIFA po e monitoron nga afër situatën. Deri tani, pjesëmarrja e Republikës Demokratike të Kongos në Botëror nuk është në rrezik, dhe autoritetet kanë konfirmuar se ekipi po ndjek të gjitha udhëzimet shëndetësore dhe protokollet e sigurisë.

Sipas organizatorëve, skuadra pritet të mbërrijë sipas planit më 11 qershor, ndërsa lojtarët aktivë në Europë nuk pritet të kenë probleme.

Megjithatë, masa të rrepta testimi dhe izolimi mund të zbatohen për pjesë të delegacionit dhe udhëtarët nga zonat me rrezik.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *