Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kur kanë mbetur edhe 360 minuta nga fundi i kampionatit, Superliga shqiptare është më hapur se kurrë.
Katër ekipet më të mira të sezonit të rregullt janë në garë për titullin kampion, me dy përballjet e fundit të fazës final-four që do përcaktojnë verdiktet finale.
Fitoret respektive ndaj elbasanasve dhe shkodranëve i kanë futur totalisht në garë për titullin.
Rrogozhinasit kanë marrë kreun falë golavarazhit, teksa me 31 pikë gjenden edhe Vllaznia e Elbasani, ndërsa Dinamo me 4 pikë më pak ka shanse matematikore për titullin.
Kjo do të jetë hera e 5-të që Vllaznia dhe Egnatia luajnë këtë sezon, me bilancin që flet në favor të kuqebluve, me 2 fitore e 2 barazime.
Ndërkaq, më e ekuilibruar situata mes Elbasanit e Dinamos, me 2 fitore të verdhebluve e 1 të nëndetëses blu, teksa ka pasur edhe një barazim mes tyre.
Edhe pse “blutë” e drejtuar nga Ilir Daja janë 4 pikë mbrapa Egnatias, Vllaznisë dhe Elbasanit kryesues, ekziston një “skenar i çmendur” që kryeqytetasit të fitojnë titullin në Superiore.
Në këtë moment kërkohet ndihma e Vllaznisë.
Dinamo duhet të marrë pikët maksimale kundër Ebasanit dhe Egnatias, ndërsa dueli mes shkodranëve të Edi Martinit e ekipit të Gvozdenovic të mbyllet në barazim.
Në javën e fundit, nevojitet barazimi në duelin Elbasani – Vllaznia. Edhe pse në “letër” është shumë e vështirë të ndodh, matematika jep shpresë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)