play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Trajneri i ri, Napoli synon Sarrin. Alternativë edhe Allegri

today20/05/2026

Background

Klubi i Napolit po punon për gjetjen e trajnerit të ri pasi Antonio Conte do të largohet në përfundim të këtij sezoni.

Presidenti Aurelio De Laurentiis synon të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt dhe dëshira e tij kryesore mbetet Maurizio Sarri. Tekniku toskan ka marrë një ofertë dyvjeçare me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon nga napolitanët.

Konkurrenca për shërbimet e tij është e lartë, pasi edhe Atalanta, e shtyrë nga drejtori sportiv Cristiano Giuntoli, ka paraqitur një propozim të ngjashëm. Në rast të dështimit të kësaj piste, Napoli ka gati një plan tjetër që synon afrimin e Massimiliano Allegrit.

Pengesa kryesore për këtë opsion mbetet paga e tij prej 5 milionë eurosh te Milani dhe klauzola e rinovimit automatik të kontratës në rast të kualifikimit të kuqezinjve në Champions League.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *