Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pallati i Sportit në Tiranë ka qenë shtëpia e shumë disiplinave prej viteve 60’. Nga basketbolli e volejbolli e deri te mundja apo peshëngritja gjetën strehën moderne për kohën.
Historinë e tij e sjell për lexuesit gazetari Uvil Zajmi në librin “Shkëlqimi i një pallati sporti”.
Ish-basketbollisti Vaso Shaka e konsideroi si një zhvillim të rëndësishëm për kohën.
“Nuk solli vetëm ndryshimin nga ana e jashtme, por edhe nga ana sportive. Ne dhe paardhësit tanë ishim mësuar në qymyr ose në tullë, nga tabelat e drurit te tabelat e xhamit. Ishte jo vetëm moderne, por që ndyshoi stilin në tërësi”, tha ish-basketbollisti, Vaso Shaka.
Pallati sportit që sot quhet “Asllan Rusi” pret ende gara të ndryshme kombëtare. Kjo ngrehinë pritet që të zëvendësohet me një arenë të re multifunksionale.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)