play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

LifeStyle

Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin për gratë shefe

today08/05/2026

Background

Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtuese, sipas të dhënave nga Eurofound (Fondacioni Europian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës).

Në këto dy vende, në Shqipëri rreth 33% dhe Serbi 35% e punonjësve raportojnë se kanë një grua si eprore, një shifër kjo që i përafrohet mesatares së vendeve të Bashkimit Europian dhe tejkalon ndjeshëm fqinjët e tjerë ballkanikë.

Ky nivel i drejtimit nga gratë tregon një pjekuri më të lartë të tregut të punës në drejtim të diversitetit gjinor, duke lënë pas modele më konservatore që dominonin në vitet e para të tranzicionit.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë një prezencë më të ulët të grave në krye të bizneseve 28% dhe 32%. Edhe pse këto vende shfaqin një përpjekje për integrimin e grave në vendimmarrje, dominimi i burrave mbetet i lartë, me rreth 65-70% të pozicioneve menaxheriale të zëna prej tyre. Barrierat tradicionale janë ende prezente, por kanë filluar të lëshojnë rrugë përballë trendëve të reja të lidershipit.

Në fund të renditjes rajonale mbeten Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të cilat shënojnë nivelet më të ulëta të grave që drejtojnë bizneset në të gjithë kontinentin europian.

Në Bosnjë, shifra e eprorëve burra i kalon 75%, ndërsa në Kosovë ky dominim arrin kulmin me mbi 80%, duke e lënë përfaqësimin e grave në nivele minimale, rreth 15-18%. Këto të dhëna konfirmojnë një hendek të thellë gjinor në këto dy tregje pune, ku figura e “shefit” mbetet pothuajse ekskluzivisht mashkullore.

Mesatarja e Bashkimit Europian (EU) për sa i përket eprorëve burra luhatet rreth 64%, çka do të thotë se rreth një e treta e punonjësve në BE kanë një grua si shefe. Në rajon, Shqipëria dhe Serbia janë vendet e vetme që arrijnë të qëndrojnë shumë pranë ose brenda kësaj mesatareje, duke treguar një nivel konvergjence me praktikat europiane të lidershipit të drejtimit në ndërmarrje.

Vendet si Suedia me rreth 50% eprorë burra dhe 48% gra apo Finlanda, përfaqësojnë barazinë më të madhe gjinore në Europë.

Disa vende të rajonit tonë performojnë më mirë se disa anëtarë të vjetër të BE-së. Për shembull, Shqipëria dhe Serbia kanë një përqindje më të lartë të grave në pozicione drejtuese se sa Greqia, ku eprorët burra zënë rreth 72% apo Malta 73%.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Uncategorized

Flamurtari kampion në basketboll për femra

Flamurtari u shpall kampion në basketbollin për femra pasi fitoi edhe finalen e tretë ndaj Partizanit 76-55 duke e mbyllur serinë me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Skuadra vlonjate siguron kështu titullin e 27-të në histori, të dytin radhazi, ndërsa në gjashtë vitet e fundit ka fituar pesë tituj kampionë. Ky […]

today06/05/2026

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *