play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Rubio viziton Hungarinë: Marrëveshja me Teheranin, e vështirë

today16/02/2026

Background

Arritja e një marrëveshjeje me Iranin do të jetë e vështirë, tha Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio, gjatë një vizite në kryeqytetin hungarez, Budapest, këtë të hënë.

“Nuk dua ta ekzagjeroj, do të jetë e vështirë. E dini, ka qenë shumë e vështirë për këdo që të bëjë marrëveshje të vërteta me Iranin, sepse kemi të bëjmë me klerikë radikalë shiitë që marrin vendime teologjike, jo gjeopolitike”, tha Rubio.

SHBA-të dhe Irani rifilluan negociatat në fillim të këtij muaji me shpresën për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor, por tensionet mbeten të larta.

Pamje satelitore të ditës së sotme treguan aeroplanmbajtësen amerikane Abraham Lincoln në Detin Arabik, shumë pranë Omanit, mes kërcënimeve për një sulm të mundshëm. Gjithashtu, aeroplanë cisternë të forcave ajrore amerikane janë parë duke lëvizur përtej Atlantikut këtë të hënë.

Nga ana tjetër, mediat iraniane raportuan pamje dhe informacione nga një operacion ushtarak stërvitor që Garda Revolucionare po kryen në Ngushticën e Hormuzit.

Uashingtoni ka përpjekur të zgjerojë fushën e bisedimeve përtej çështjeve bërthamore, duke kërkuar lehtësim të sanksioneve ndaj Iranit, gjë që deri më tani nuk është pranuar.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *