play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Interesante

Visions of Tomorrow/ Një shqiponjë me pajisje të përdorura si pasqyrë e së ardhmes

today26/12/2025

Background

Në një moment kur teknologjia është kryefjala, arti i Renold Sulës, artist shqiptar, skulptor dhe skenograf, vjen si një sfidë personale për të vendosur pajisjet teknologjike në qendër të veprës së tij.

Visions of Tomorrow është një reflektim i së ardhmes i udhëhequr nga zgjidhjet teknologjike. Përmes këtij instalacioni, artisti rikrijon shqiponjën tonë kombëtare, duke përcjellë një mesazh të qartë mbi mënyrën se si arti dhe teknologjia mund të shkrihen, të evokojnë kreativitetin dhe të nxisin ripërdorimin, duke e parë këtë si një zgjidhje që duhet të udhëheqë edhe të nesërmen tonë.

Renold Sula është një prej artistëve lokalë shqiptarë që e ndeshim shpesh me veprat e tij, të cilat rikrijojnë të përditshmen, por njëkohësisht e çojnë atë në një dimension tjetër, më të fuqishëm dhe më tërheqës për syrin e publikut.

Veprat e tij gjenden kudo rreth nesh, në formën e skulpturave gjigante, instalacioneve të integruara në hapësira publike, mozaikëve shumëngjyrësh me motive të ndryshme, deri te shqiponjat e ndërtuara nga pajisje teknologjike IQOS.

Procesi krijues i Visions of Tomorrow, e cila prezantohet edhe si një dhuratë fundviti, nisi si një iniciativë e IQOS për rikthimin e pajisjeve që nuk përdoren më dhe për t’u dhënë atyre një jetë të re përmes artit.

Kjo vepër konfirmon se teknologjia, përveçse lehtëson përditshmërinë, mund të shndërrohet edhe në mjet kreativiteti dhe ripërdorimi, duke përcjellë një mesazh për përdorimin e përgjegjshëm të saj, në respekt të mjedisit dhe komunitetit.

Renoldi e përqafoi këtë iniciativë duke i parë pajisjet si komponente që lidhen me njëra-tjetrën në mënyrë të sinkronizuar, ashtu si rrjetet teknologjike, dhe duke i shndërruar ato në një instalacion të prekshëm dhe domethënës.

Ripërdorimi përmes artit, në një kohë kur teknologjia është kudo rreth nesh, jo vetëm që evokon kreativitet, por edhe sensibilizon audiencën për t’i parë jo vetëm pajisjet teknologjike, por produktet në përgjithësi si materiale që mund të riciklohen dhe ripërdoren, në dobi të komunitetit dhe mjedisit, në mënyrë të përgjegjshme.

Kuriozitet për një të ardhme të udhëhequr nga teknologjia, kreativiteti dhe përdorimi i përgjegjshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *