play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Uncategorized

Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika! Pse vizita e Putin-it në Indi ka rëndësi të veçantë

today04/12/2025

Background

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Indi për një vizitë dyditore, ku u prit me përqafim nga kryeministri Narendra Modi në prag të samitit vjetor mes dy vendeve.

Delhi dhe Moska pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje të rëndësishme, në një kohë kur SHBA-të kanë shtuar presionin ndaj Indisë për të ndalur blerjet e naftës ruse.

India dhe Rusia kanë ruajtur një aleancë të ngushtë për dekada, ndërsa Putin-i dhe Modi gëzojnë marrëdhënie të ngrohta. Ja pse të dyja palët e konsiderojnë këtë takim jetik dhe çfarë pritet të ndodhë.

Një miqësi e veçantë, marrëveshje tregtare dhe kalkulime gjeopolitike

Pse India është thelbësore për Kremlinin?

Së pari, shikoni shifrat:

Popullsi prej gati 1.5 miliardë banorësh

Rritje ekonomike mbi 8% – India është ekonomia e madhe me rritjen më të shpejtë në botë

Kjo e bën Indinë një treg tepër tërheqës për produktet dhe burimet ruse, sidomos naftën. Si konsumatori i tretë më i madh i naftës bruto në botë, India ka rritur ndjeshëm blerjet nga Rusia pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Para pushtimit, vetëm 2.5% e importeve indiane të naftës vinin nga Rusia. Kjo shifër u rrit deri në 35% falë çmimeve të ulëta të ofruara nga Moska për shkak të sanksioneve.

India ishte e kënaqur, por Uashingtoni jo. Më herët këtë vit, administrata Trump vendosi 25% tarifa shtesë për mallrat indiane, duke argumentuar se blerjet e naftës ruse po financonin buxhetin e luftës së Kremlinit. Si pasojë, porositë indiane për naftën ruse ranë, diçka që Putin dëshiron të ndryshojë.

India prej dekadash ka qenë një nga blerësit më të mëdhenj të armëve ruse. Para vizitës, u raportua se Delhi po shqyrton blerjen e avionëve modernë luftarakë dhe sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore nga Rusia.

Moska, që po përballet me mungesë fuqie punëtore, e shikon Indinë edhe si burim të rëndësishëm specialistësh.

Për Kremlinin, vizitat në Indi dhe takimet me liderë si Modi janë një mënyrë për të treguar se përpjekjet perëndimore për ta izoluar Rusinë kanë dështuar. I njëjti mesazh u dha edhe gjatë vizitës së Putin në Kinë dhe takimit me Xi Jinping disa muaj më parë.

Fotot e tre liderëve së bashku Putin, Modi dhe Xi shërbyen si sinjal për një botë shumëpolare ku Moska vazhdon të ketë aleatë të fuqishëm.

Në të kundërt, marrëdhëniet me BE-në mbeten më të tensionuara se kurrë. Analistë rusë theksojnë se, ndryshe nga periudha sovjetike, Rusia sot është realisht e izoluar nga Evropa, një humbje strategjike që shumë brenda elitës ruse dëshirojnë ta rikuperojnë një ditë.

Këtë javë, megjithatë, fokusi pritet të jetë tek miqësia Rusi–Indi, marrëveshjet tregtare dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik.

Testi i autonomisë strategjike të Modit

Vizita e Putinit vjen në një moment vendimtar për Modin dhe ambiciet globale të Indisë.

Marrëdhëniet Rusi–Indi datojnë që nga koha e Bashkimit Sovjetik dhe kanë rezistuar ndryshimeve të mëdha gjeopolitike. Putin, më shumë se çdo lider tjetër rus para tij, i ka kushtuar vëmendje të veçantë kësaj aleance.

Nga ana tjetër, Modi ka refuzuar të kritikojë publikisht Rusinë për luftën në Ukrainë, duke mbrojtur parimin e “autonomisë strategjike”, që i lejon Indisë të ruajë marrëdhënie të mira si me Moskën, ashtu edhe me Perëndimin.

Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ndryshuar ekuilibrat. Marrëdhëniet Indi–SHBA janë në nivelin më të ulët prej vitesh për shkak të tarifave dhe ngecjes së negociatave.

Në të njëjtën kohë, ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë në Delhi kritikuan publikisht qëndrimin e Rusisë në Ukrainë, një lëvizje e pazakontë diplomatike.

Modi duhet të tregojë se ruan lidhjet me Rusinë pa kompromentuar partneritetet me Perëndimin.

Tregtia Rusi–Indi u rrit në 68.7 miliardë dollarë në 2025, nga vetëm 8.1 miliardë në 2020, kryesisht falë naftës së lirë ruse. Por kjo krijoi një disbalancë të thellë në favor të Moskës, të cilën Modi synon ta korrigjojë.

Me uljen e blerjeve të naftës për të shmangur sanksionet amerikane, dy vendet do të kërkojnë fusha të tjera bashkëpunimi.

Mbrojtja mbetet kandidati më i sigurt.

Edhe pse India ka diversifikuar furnizuesit e armëve, shumë platforma kyçe, nga avionët Su-30 te sistemi S-400, mbeten ruse. Përplasja e kufizuar me Pakistanin në maj tregoi se këto sisteme janë thelbësore për mbrojtjen e Indisë, por nxori në pah edhe dobësi që Delhi kërkon t’i adresojë.

India po shqyrton blerjen e sistemeve S-500 dhe avionit të gjeneratës së pestë Su-57. Ndërkohë, vonesat në dorëzimin e disa komponentëve të S-400, për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë, e bëjnë Modin të kërkojë garanci të qarta nga Putin.

Modi kërkon zgjerimin e tregut rus për produktet indiane, nga elektronika te ushqimet, për të reduktuar pabarazinë tregtare. India synon të pozicionohet në tregun rus veçanërisht pas përfundimit të luftës, kur Moska të rikthehet në ekonominë globale.

Sipas ekspertëve të GTRI-së, takimi në Delhi është më shumë se një gjest simbolik:

Në këtë sfond të ndërlikuar ekonomik dhe diplomatik, vizita e Putin pritet të shërbejë si një provë e fortë e ekuilibrit strategjik të Indisë dhe të ardhmes së marrëdhënieve mes dy fuqive.

Shkrim nga BBC

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *