Misioni i ODIHR që do të vëzhgojë zgjedhjet e 11 Majit ka nisur këtë të mërkurë zyrtarisht me vizitën në Tiranë të drejtuesit të tij Lamberto Zannier.
“Misioni përbëhet nga ekipi bërthamë prej 12 ekspertësh ndërkombëtarë të vendosur në Tiranë dhe 26 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të shpërndahen në të gjithë vendin që prej datës 10 Prill. Do të jenë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër që do mbërrijnë disa ditë para ditës së zgjedhjeve”, shprehetkreu i misionit të ODIHR, Lamberto Zannier.
Por veç vëzhguesve të ODIHR-it në terren në 11 Maj do të jenë dhe përfaqësuesit e Task Forcës së ngritur nga SPAK-u . Ambasadori Zannieri i cili nuk pranon të komentoi për këtë strukturë nga Prokuroria e Posaçme thotë se pavarësisht rëndësisë që ka bashkëpunimi me autoritete shqiptare, gjendjet e tyre do të ndahen vetëm përmes 2 raporteve atij paraprak, një ditë pas zgjedhjeve dhe atë përfundimtar disa muaj pas mbajtjes se tyre.
“Mbërritëm dje në Tiranë, por do ta shikoj këtë iniciativë të SPAK për momentin nuk kam një koment. Ne do t’i vendosim gjetjet në raport, ne nuk jemi këtu të bëjmë detyra të tjera. Jemi shumë të angazhuar për të bashkëpunuar me autoritetet, por ama gjetjet e parregullsive do të ndahen përmes raportove tona”, shprehet Zannier.
Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër të gjitha aspektet e zgjedhjeve përfshirë dhe fushatën në rrjetet sociale. Ambasadori Zannieri sqaron se puna e tij nuk është t’i bëj apel forcave politike lidhur me fenomene të ndryshme siç është shitblerja e votës që është ngritur si shqetësim dhe në raportin e zgjedhjeve të fundit.
Ai siguron se do të shohim me kujdes çdo parregullësi dhe shkelje të ligjit dhe përmes raportimeve të rekomandojnë marrjen e masave për shkurajimin e këtyre fenomeneve.
Post comments (0)