Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ne jemi bij yjesh. Duket si një frazë frymëzuese, por shkenca e konfirmon. Atomet e trupit tonë kanë udhëtuar përtej Rrugës së Qumështit në rryma kozmike, para se te ktheheshin e të krijonin yje, planet, dhe njerëzimin. Një origjinë na ndan dhe etiketimi jemi pluhur yjesh, tashmë nuk është vetëm simbolik.
Sipas një studimi të fundit, të publikuar në revistën “The Astrophysical Journal Letters”, shpjegohet se pjesa me e madhe e atomeve të trupit tonë, ka kaluar miliona vite jashtë galaktikës sonë, duke udhëtuar në një të ashtuquajtur qeskë transportuese kozmike, fenomen që ripërkufizon lidhjen e thellë mes nesh dhe Universit.
Elementët kryesore për Jetën, si karboni, oksigjeni dhe hekuri, krijohen ne zemër të yjeve, përmes shkrirjes bërthamore ose gjenerohen gjatë shpërthimeve të fuqishme e shumë të ndritshme të supernovave. Në të tilla raste, materiali yjor shpërndahet në hapësirën kozmike ku kondensohet një re gjigande që i japin jetë yjeve të rinj, planetëve, dhe në raste të rralla, edhe qënieve të gjalla, sikurse është rasti i Tokës, Jetës dhe njerëzimit.
Deri para pak kohësh, mendohej se atomet, pas shpërthimeve, qëndronin në brendësi të galaktikave të origjinës. Por u zbulua se supernovat, gjatë shpërthimeve mund të shpërndajnë jashtë tyre element kimikë më të rëndë, si oksigjeni dhe hekuri, duke i shtyrë në një korrent kozmik që rrethon galaktikat.
Në një proces ciklik, këto atome, mund të rikthehen në galaktikën e tyre, duke u bërë pjesë kështu e formimit të sistemeve të reja yjorë.
Studimi i fundit ka plotësuar hartën e gjithë konkluzioneve të mëparshme, duke zbuluar se mes oksigjenit dhe hekurit, është edhe elementi Karbon që shpërndahet në hapësirat ndërgalaktike. Dhe ky është elementi thelbësor për krijimin e jetës, dhe mund të udhëtojë deri në 400 mijë vite dritë larg, që është një distancë 4 herë sa diametri i Rrrugës së Qumështit, galaktikës sonë. Kjo është hera e parë që tregohet që një përbëres kaq i lehtë mund të largohet e të udhëtojë nëpër zonat ndërgalaktike.
Sipas autorëve të studimit, astrofizikantë të universitetit të Washington, ky zbulim sjell si rrjedhojë, të arrijmë në konkluzionin, se edhe karboni në trupin tonë ka kaluar një pjesë të ekzistencës jashtë sistemit diellor, jashtë galaktikës Rruga e Qumështit. Dhe duke qënë se edhe oksigjeni dhe hekuri ndjekin shtigje të ngjashme, është shumë e mundur që atomet që krijojnë trupin tonë, më parë të kenë pasur një të kaluar dhe rrugëtim në hapësira të pafundme të largëta të Universit.
Kalimi i kufijve të një galaktike, përshkruhet si një stacion kozmik, ku materiali që vazhdimisht shtyhet jashtë nga galaktika, më pas rikthehet sërish brenda saj.
Ky proces është thelbësor për riciklimin e Pluhurit të Yjeve, për të mbajtur aktive formimin e tyre dhe evolucionin galaktikave.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)