play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

NASA pranë historisë, anija kozmike tenton “prekjen” me Diellin

today24/12/2024

Background
share close

Një anije kozmike e NASA-s është duke u përpjekur të bëjë historinë, me afrimin më të madh me Diellin.

Kreu i shkencës në NASA, Nicola Fox u shpreh për BBC se për shekuj me radhë njerëzit kanë studiuar Diellin, por nuk e kanë përjetuar atmosferën e një vendi pa e vizituar më parë atë.

“Ne nuk mund ta përjetojmë një eksperiencë të tillë nëse nuk fluturojmë afër tij”, tha më tej Fox.

Sonda diellore Parker u lëshua në vitin 2018, duke u nisur drejt qendrës së sistemit diellor.

Siç raportohet nga brenda NASA-s, ajo e ka kaluar tashmë Diellin 21 herë, duke u afruar gjithnjë e më shumë.

Megjithatë, vizita në prag të Krishtlindjes është rekord. Në afrimin e saj më të afërt, sonda është 6.2 milionë kilometra larg nga sipërfaqja e Diellit.

Sonda do të duhet të durojë temperaturat prej 1,400 gradë Celsius dhe rrezatimin që mund të dëmtojë elektronikën në bord. A

Anija kozmike mbrohet nga një mburojë e trashë prej 11,5 cm e përbërë nga karboni, por taktika e anijes kozmike është të hyjë dhe të dalë shpejt.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%