Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dictionary.com shpalli “demure” fjalën e vitit për 2024, e cila fitoi popullaritet pas një videoje satirike të TikTok-ut nga influencuesja Jools Lebron.
Videoja, që ka arritur më shumë se 54 milionë shikime, tregon Lebron duke treguar mënyrën se si krijon një personazh të qetë dhe të rezervuar për punë. Përdorimi i termit “very demure, very mindful” u bë viral, duke u përhapur në shumë video dhe fushata marketingu, përfshirë edhe emra të njohur si Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez.
Dictionary.com zgjodhi këtë fjalë pas analizimit të tendencave në media dhe kërkimeve në internet.
“Demure” zakonisht përshkruan dikë të rezervuar dhe të thjeshtë, por përdorimi i saj humoristik nga Lebron e bëri atë një simbol ironie ndaj pritshmërive shoqërore për gratë.
Përveç “demure”, “brainrot” ishte në vendin e dytë në listat e Oxford . “Brainrot” lidhet me konsumimin e përmbajtjes së dobët në mediat sociale e cila shkakton një gjendje psikologjike të “kalbur”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)