Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një stuhi diellore e fortë prek Tokën në 11 Tetor. Pas uraganit Milton, një tjetër gjeomagnetik i forcës G4 mbërrin mbi ne, me pasoja mbi rrjetet elektrike, dëme mbi satelitët në orbitë, ‘black out’ dhe ndërprerje të sistemeve të navigimit satelitor dhe aurora në lartësi mjaft të ulëta, jo vetëm në veri të Evropës.
Origjina kësaj here është në njollën diellore të titulluar AR3848, që të martën e 8 tetorit prodhoi një shpërthim të klasit X1.8. Kategoria X janë më të fuqishmet në gradë.
Shpërthimi u shoqërua me një shkëputje të masës së kurorës, pra një masë në formë plazme, e cila i drejtohet Tokës me një shpejtësi prej 4.3-4.7 mln km në orë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)