Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim me komisionerin Oliver Varhely, teksa kanë folur për përgatitjen e Shqipërisë për hapjen e grup kapitujve themelorë.
Kjo gjë u bë e ditur nga vetë ministri Hasani, i cili bëri një postim në Facebook të shoqëruara me foto.
“Luksemburg, me komisionerin Oliver Varhelyi gjatë Këshillit të Ministrave të Jashtëm, diskutuam përgatitjen e Shqipërisë për hapjen e grup kapitujve themelorë. Zgjerimi ka rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian ashtu sikurse edhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi një ditor në Luxemburg u mbyll me audiencën e Dukës së Madh, Henri“, shkruan ministri në Facebook.
Post comments (0)