Drejtori i News24, njëherësh edhe analisti Aleksandër Çipa ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në vendin tonë, duke theksuar se SHBA-të janë të interesuar për të luftuar korrupsionin.
Sipas Çipës një tjetër interes i amerikanëve është edhe demokracia si dhe rikthimi i balancave politike.
Për News24, ai u shpreh se vizita e zyrtarit të lartë amerikan rrit partneritetin mes dy vendeve si dhe e ka lidhur me situatën gjeopolitike dhe tensionet në rajon.
“Vizita rrit partneritetin mes dy vendeve. Së dyti plotëson kalendarin e vizitave të larta mes DASH dhe Shqipërisë, së treti ka ndikimi mbi situatën rajonale dhe ndërkombëtare, është një prezencë amerikane e cila në kushtet e tensionit në Ballkan është mesazh që i lëshohet vendeve Ballkanike. Vizita ka lidhje edhe me situatën gjeopolitike, përplasje Perëndimi me Rusinë dhe tensionet e Rusisë në Ballkan”, tha ndër të tjera Çipa.
Post comments (0)