play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Cameron Diaz mohon të ketë lidhje me çështjen Epstein

today08/01/2024

Background
share close

Cameron Diaz ishte ndër emrat e famshëm që dolën në listën Epstein, por ajo ka mohuar në mënyrë kategorike se la lidhje me çështjen e shumëpërfolur të trafikimit dhe abuzimit të të miturve. Në një deklaratë për ET, një zëdhënës i aktore 51-vjeçare u shpreh se ajo s’e ka takuar kurrë financierin Jeffrey Epstein.

“Cameron nuk e ka takuar kurrë Jeffrey Epstein, as nuk ka qenë ndonjëherë në të njëjtin vend me të ose ka pasur ndonjë lidhje me të, pavarësisht nga fakti se ai mund ose mund të mos e ketë përmendur emrin e saj, ose ka nënkuptuar se ai e njihte atë”, u shpreh zëdhënësi.

Cameron Diaz mohon të ketë lidhje me çështjen Epstein

Deklarata vjen pasi më shumë se 900 faqe dokumente u bënë publike me 3 janar. Lista e publikuar mbante emrat e më shumë se 100 figurave të njohura publike, të cilat kanë pasur lidhje me Jeffrey Epstein, ose thjesht janë përmendur prej tij.

Në rastin e Cameron Diaz, emri i saj është përmendur nga një prej dhjetëra vajzave që ngritën akuza nda Epstein. Johanna Soberg, e cila dëshmoi në vitin 2015 për përvojën e saj të tmerrshme në “ishullin Epstein”, përmendi emrat e: Cameron Diaz, Leonardo DiCaprio, David Coperfield, Naomi Campbell etj.

Sjoberg tha se nuk i ka takuar personalisht emrat e përmendur, por ka dëgjuar se i përmendte Jeffrey Epstein gjatë telefonatave të tij. Pra, emrat në listë nuk janë akuzuar për aktivitet kriminal.

Një tjetër vajzë (asokohe e mitur) ka përmendur emrin e princit Andrew, djalit të dytë të çiftit mbretëror, mbretëresha Elizabeth II dhe princit Philip. Virginia Giuffre u shpreh se princi i prekte vajzat nga gjoksi. Johanna Sjoberg u shpreh se ai përdorte edhe një kukull të ngjashme me portretin e tij dhe se e dashura e Epstein u kishte bërë një foto vajzave me kukullën në fjalë, por ato nuk e panë kurrë foton.
“U ula në prehërin e Andrew dhe ata morën duart e kukullës dhe i vendosën në gjoksin e Virginia-s, ndërsa Andrew i vendosi mbi gjoksin tim”, dëshmoi Johanna.

Cameron Diaz mohon të ketë lidhje me çështjen Epstein

Sa i përket listës Epstein, nuk është në të vërtetë një listë. Të paktën, nuk është një listë e klientëve, as e njerëzve që kanë udhëtuar në ishullin e tij. Edhe pse përmenden disa emra, ato përmenden në një sërë kontekstesh.

Së bashku me njerëzit që kryen akte seksuale me disa nga viktimat, ka të tjerë emra që shfaqen vetëm sepse dikush pyeti për ta, ose sepse ishin vetë viktima, ose punonin për Epstein si punonjës.

Në shumicën dërrmuese të rasteve, nuk ka dëshmi për veprime kriminale nga personazhet e përmendur. Për shembull, një nga akuzueset Johanna Sjoberg tregon se u takua me Michael Jackson në rezidencën e Epstein në Palm Beach, por nuk i bëri masazh (pra, nuk kreu marrëdhënie seksuale).

Virginia Giuffre, një tjetër viktimë e Epstein, thotë se u dërgua të bënte seks me agjentin e modelingut Jean Luc Brunel gjatë festës së ditëlindjes së Naomi Campbell.

Në dokumente, një avokat e pyeti Sjoberg: “Pashë një raportim në shtyp që thoshte se kishit takuar Cate Blanchett ose Leonardo DiCaprio?”

Sjoberg u përgjigj: “Nuk i kam takuar, jo. Kur fola për ta, ishte kur po e masazhoja atë [Epstein-in] – dhe ai fliste shumë në telefon në atë kohë dhe një herë më tha: ‘Oh, ky ishte Leonardo’ ose, ‘Ishte Cate Blanchett, ose Bruce Willis.” Ajo konfirmoi se “nuk ka takuar” as Blanchett, DiCaprio-n, Cameron Diaz apo aktorët e tjerë të përmendur.

Si këta, ka edhe të tjerë emra të personazheve të njohur, që jo detyrimisht janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të Epstein.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%