Gruaja e e tij, Molly McNearney do të kthehet gjithashtu si producente ekzekutive për të dytin vit radhazi.
“Gjithmonë kam ëndërruar të prisja Oscars saktësisht katër herë”, tha Kimmel në një deklaratë, ndërsa Molly McNearney shtoi se është “veçanërisht e nderuar të jem pjesë e ekipit të Oscars këtë vit”.
Vihet re se Kimmel,i cili priti çmimet Oscar në 2017, 2018 dhe 2023, me prezantimin e sivjetshëm do të jetë mes Whoopi Goldberg dhe Jack Lemmon, të cilët gjithashtu i kanë dhënë çmimet katër herë. Të vetmit njerëz që e kanë luajtur këtë rol unik më shumë herë janë Johnny Carson pesë herë, Billy Crystal nëntë herë dhe Bob Hope njëmbëdhjetë, raporton Variety.
Ne i jemi thellësisht mirënjohës Jimmy-t, Molly-t dhe ekipeve të tyre për krijimtarinë, bashkëpunimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe faktin që ata do të na bashkohen sërish për këtë ngjarje,” tha ndër të tjera presidentja e Akademisë Janet në një deklaratë të përbashkët me Young dhe CEO Bill Kramer.
Jimmy Kimmel will return to the #Oscars stage as host once again https://t.co/1gs91cOCpt
— The Hollywood Reporter (@THR) November 16, 2023
Post comments (0)