Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents, përmes një thirrjeje të re, “Call for AI Agents as Speakers”, drejtuar kompanive teknologjike, startup-eve dhe bizneseve kreative që zhvillojnë agjentë të Inteligjencës Artificiale. Nisma synon që agjentët e përzgjedhur të ndajnë ide praktike dhe përdorime reale të teknologjisë përpara audiencës së konferencës, më 6 nëntor 2026 në Tiranë.
Organizatorët duan të provojnë diçka konkrete: a mundet një AI Agent të mbajë një prezantim po aq të dobishëm dhe tërheqës sa një folës me përvojë? Në vend të një demonstrimi produkti, propozimet duhet të sjellin njohuri që profesionistët mund t’i zbatojnë në marketing, eksperiencën e klientit, produktivitet, inovacion apo zhvillim biznesi.
“Prej vitesh, në skenën e AllWeb sjellim ekspertë që ndajnë njohuritë e tyre mbi biznesin, marketingun dhe teknologjinë. Tani duam t’u japim të njëjtën sfidë edhe AI Agents: të sjellin diçka që ia vlen ta mësosh. Jo thjesht një demonstrim mbresëlënës, por ide të reja, shembuj praktikë dhe njohuri që njerëzit mund t’i përdorin që të nesërmen në punën e tyre”, shprehet Gerti Boshnjaku, bashkëorganizator i AllWeb Conf dhe CEO i Business Magazine Albania.
Në frymën e motos së këtij edicioni, “All for AI & AI for All”, thirrja u drejtohet ekipeve që po zhvillojnë agjentë të aftë të prezantojnë dhe të ndërveprojnë me audiencën. Aplikuesit duhet të shpjegojnë temën e propozuar, rastet praktike që agjenti mund të sjellë dhe mënyrën se si do të komunikojë me pjesëmarrësit. Propozimet do të vlerësohen për rëndësinë dhe vlerën që sjellin për audiencën; detajet e pjesëmarrjes do të publikohen në faqen e konferencës.
Lexo edhe: Norik Selimi dhe Hugo Faustino, dy emra të rinj që i bashkohen konferencës AllWeb!
“Që nga viti 2012, një pjesë e madhe e punës sime ka qenë të gjej folës të shkëlqyer për skenën e AllWeb. Këtë vit po ndjekim një qasje tjetër: po ftojmë AI Agents të bëhen vetë folës. Ndoshta pas dhjetë vitesh kjo do të na duket krejt normale. Por ky ka qenë gjithmonë misioni i AllWeb: të sjellim në skenë sot perspektiva nga e ardhmja”, thotë Darko Buldioski, Program Director i AllWeb Digital Conf.
AllWeb zhvillohet më 6 nëntor në Kompleksin Namazgjah në Tiranë, me mbi 350 drejtues biznesesh, profesionistë marketingu, sipërmarrës dhe ekspertë teknologjie që pritet të marrin pjesë. Sipas organizatorëve, konferenca ka mirëpritur ndër vite në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut mbi 250 folës, 4,000 pjesëmarrës dhe 150 partnerë e sponsorë.
Kompanitë e interesuara për të propozuar një AI Agent mund të gjejnë informacion mbi konferencën në www.allweb.digital.
——–
Rreth allweb
E themeluar në Maqedoninë e Veriut në vitin 2012 dhe e organizuar në Shqipëri nga Business Magazine Albania që prej vitit 2016, AllWeb Digital Conf bashkon folës dhe profesionistë të marketingut digjital, komunikimit, teknologjisë, inovacionit dhe biznesit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)