Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/11/2023
Drejt paanshmërisë, larg pasioneve dhe në luftë me subjektivizmin, kështu e ka përshkruar qasjen e tij në punën për të sjellë librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit, gazetari Ilir Ikonomi, i cili këshilloi studiuesit shqiptarë që të marrin në konsideratë stilin amerikan të të shkruarit të historive dhe t’i lejojnë lexuesit t’i krijojnë vetëgjykimet përballë fakteve që ata mund të servirin.
Autori e bëri këtë përshkrim dhe apel gjatë promovimit të librit në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog, COD. Në vëllimin e parë me 430 faqe, botim i UET PRESS, Ikonomi përshkruan me ngjyra të gjalla Fan Stilian Nolin në periudhën që fillon me arritjen e tij në SHBA në vitin 1906 dhe mbaron me vitin 1920, kur ai u largua për në Shqipëri. Libri dallon për nga detaji dhe elementët konkretë me të cilët autori ka ndërtuar figurën e Nolit dhe mjedisin ku ai jetonte në Bostonin e fillim shekullit të 20-të. Për këtë ai ka përdorur një fond të gjerë të dhënash historike, që përfshijnë Arkivin Qendror të Shqipërisë, Arkivin Kombëtar Amerikan, Arkivin e Ministrisë së Jashtme Austriake, dhe disa burime të tjera dokumentare.
Megjithëse pranoi se nuk kishte mundur ta lexonte të gjithë librin, historian Pellumb Xhufi ishte i mendimit se narrativa e studiuesit Ikonomi mund të përqendrohej më tepër te Noli se sa te ajo se çfarë thoshin të tjerët për të apo te elementë si për shembull shpifjet ndaj tij. Gjatë promovimit të librit Zoti Ikonomi tregoi se nga gjithë puna e tij ka hasur vështirësinë më të madhe në qasjen e arkivave të Kishës Orthodokse Ruse, e cila në mënyrë të pashpjegueshme i ka mohuar atij hyrjen.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)