Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Inteligjenca artificiale ndihmoi Paul McCartney-n dhe Ringo Starr të kthenin një demo të vjetër të John Lennon në këngën që ka të ngjarë të tjerë kënga e fundit e grupit.
Kënga “Now and Then” është e para që nga vitit 1995 dhe historia pas krijimit të saj është ajo që ka tërhequr shumë interes nga fansat e grupit ikonik. Paul McCartney dhe Ringo Starr iu drejtuan teknologjisë së re për të bashkuar një këngë duke përdoruar një regjistrim të vjetër të të ndjerit John Lennon.
Nuk është hera e parë që grupi ka krijuar këngë duke përdorur regjistrimet e lëna nga John Lennon, mirëpo demo e “Now and Then” dëgjohej me vështirësi, ndaj ata hoqën dorë.
Por tani, teknologjia e inteligjencës artificiale ka përpunuar më mirë vokalin e Lennon nga demo dhe kënga përfundoi me sukses. Kënga ka gjithashtu pjesë në kitarë të luajtur nga i ndjeri George Harrison.
Edhe pse po përshkruhet si e fundit nga The Fab Four, është jashtëzakonisht emocionuese kur mendon për regjistrimet e panumërta që kjo teknologji mund t’u japë jetë në vijim.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)