play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

BE pa konsensus për migracionin, Gjermania dhe Italia përplasje mbi propozimet kryesore

today29/09/2023

Background
share close

Njëzët e shtatë vendet anëtare të bllokut nuk ranë dakord për ndryshimin e ligjit për emigracionin, pasi Gjermania dhe Italia u përplasën mbi propozimet kryesore në lidhje me garancitë e të drejtave të njeriut në qendrat e paraburgimit dhe rolin e organizatave jo qeveritare në lehtësimin e ardhjes së emigrantëve.

Referuar burimeve te cituara nga mediat ndërkombëtare, gjermania kundërshtoi një pikë të re, të mbështetur nga Italia, që do të lejonte shkeljen e standardeve minimale në qendrat e paraburgimit në rrethana të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, qeveria e ekstremit të djathtë të Italisë kundërshtoi një klauzolë, të cilën Berlini e mbështeti, në lidhje me emigrantët e ndihmuar nga OJQ-të për të arritur në një vend të BE-së.

Edhe pse takimi përfundoi pa asnjë rezultat, ministrat thanë se prisnin se gjatë ditëve në vijim do të formohet një pak që do të që do të zbatohej në rast të një krize të papritur refugjatësh si ajo e vitit 2015, kur më shumë se 1 milion njerëz, kryesisht nga Siria, hynë në territorin e bllokut europian.

Diskutimi u zhvillua mes një rritje të numrit të njerëzve që mbërrinin në Itali nga Tunizia si dhe mbërritjeve në ishujt grekë të Samos dhe Lesvos.

Në fillim të këtij viti, blloku prej 27 anëtarësh ra dakord për të lejuar zhvendosjen e emigrantëve nëpër Europë dhe gjoba prej 20 mijë eurosh për vendet që refuzuan të marrin pjesën e tyre të caktuar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *