Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Me dyshen Broja-Muçi tifozët kuqezi ëndërrojnë për gjëra të mëdha. E ardhmja e Shqipërisë duket e sigurt me këto dy talente, mbi të gjitha faza ofensive.
Të gjithë janë “sy e veshë” për të parë se çfarë plani ka Sylvinho për sfidën e 12 tetorit kundër Republikës Çeke pasi Broja është rikuperuar plotësisht ndërsa Muçi po kalon një moment fantastik. Broja u rikthye në dispozicion të Chelsea-t pas afro 9 muajsh, për këtë festuan tifozët e bluve, tifozët kuqezi, por një vëmendje të veçantë mori edhe postimi i UEFA-s në faqen zyrtare.
“Armando Broja zjarr. U rikthye në fundjave pas një dëmtimi”, shkruan UEFA, postim i shoqëruar me golin e famshëm që Broja i realizoi Hungarisë në kualifikueset e Botërorit.
Me Brojën që duhet të gjejë ende formën e tij optimale, legjionari i momentin është Ernest Muçi. Talenti kuqezi zhvilloi një sfidë fantastike përballë Aston Villa-s në Conference League ku realizoi një “dopietë” golash.
Pasi u nominua si lojtari më i mirë i raundit të parë, faqja zyrtare e Conference League vijon të mos i ndahet sulmuesit shqiptar: “Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”, lexohet në postimin e tyre.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)