Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Diçka e rrallë ka ndodhur në Meksikë. Trupat e dy alienëve janë prezantuar gjatë një seance dëgjimore të Kongresit të Meksikës mbi Fenomenet Anormale të Paidentifikuara, të njohura gjithashtu si UFO.
Dy trupat e zbuluar në vitin 2017-të, në Peru, janë 700 dhe 1800 vjeçar, me vetëm tre gishta në secilën dorë dhe koka në formë të zgjatur.Trupat e tyre të fosilizuar u paraqitën në këto kuti xhami.
Studiuesi meksikan Jaime Maussan tha se trupat e paraqitur nuk u përkasin qenieve njerëzore dhe kjo mund të vërtetohet përmes rezultateve të ADN-së.
“Është hera e parë që një provë e tillë paraqitet në këtë formë. Ky është një demonstrim i qartë se kemi të bëjmë me ekzemplarë jo njerëzorë që nuk kanë lidhje me asnjë specie tjetër në botën tonë dhe që çdo institucion shkencor mund ta studiojë atë”.
Studuesi meksikan theksoi se publiku ka të drejtë të mësojë për alienët dhe të pranojnë realitetin se nuk jemi vetëm në univers.
Tashmë në qarqet shkencore dhe politike pranohet përgjithësisht se ka dukuri të pazakonta që nuk mund të identifikohen, por ende ka mosmarrëveshje të thella për origjinën e tyre.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)