Perdja është mbyllur për ‘The Idol’.

Seriali, i cili kishte protagonistë kryesorë Lily-Rose Depp dhe The Weeknd, nuk do ketë një sezon të dytë siç konfirmoi një zëdhënës i ‘HBO’.

“The Idol ishte një nga programet origjinale më provokuese të HBO-së dhe ne jemi të kënaqur nga reagimi i fortë i audiencës”, thuhej në deklaratë. “Pas shumë mendimeve dhe konsideratave, HBO, si dhe krijuesit dhe producentët kanë vendosur të mos ecin përpara me një sezon të dytë. Ne u jemi mirënjohës krijuesve, aktorëve dhe ekipit për punën e tyre të jashtëzakonshme.”

Kjo vjen dy muaj pasi finalja e sezonit të parë u transmetua në qershor. Përpara episodit final, HBO mohoi lajmet se ishte marrë një vendim për sezonin e dytë të ‘The Idol’.

‘The Idol’ transmetoidy nga pesë episodet e tij të para në ‘Festivalin e Filmit në Kanë’ në maj. Sidoqoftë, publikimi i serialit erdhi pas një raporti të ‘Rolling Stone’ që pretendonte se ai ishte ndikuar nga një rishikim krijues që shtynte për përmbajtje më të guximshme dhe eksplicite.

Kasti dhe ekipi i ‘The Idol’ mbrojtën serialin, me The Weeknd, i cili është një nga krijuesit e serialit, që hodhi poshtë raportin e ‘Rolling Stone’ duke postuar në Twitter një skenë nga seriali, duke shtuar: “@RollingStone a ju mërzitëm?