Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
HUNGARI- Luiza Gega është renditur në vendin e tetë në kampionatin Botëror të atletikës, në Budapest të Hungarisë. Atletja shqiptare e mbylli në kohën 9 minuta, 10 sekonda dhe 27 të qintat në 3000 metra me pengesa.
Luiza Gega garoi në këtë kampionat jo në formën e duhur, pasi vinte nga një dëmtim.
Gega u klasifikua në vendin e 8 mes 15 finalisteve, duke dhënë kohën 9’10”27. Kjo është koha më e mirë sezonale e atletes shqiptare, duke humbur vendin e 7 për vetëm 1 të mijëtat më shumë se rivalja nga Uganda.
Fituese e medaljes së artë në këtë finale doli atletja Uinfred Javi e Bahrein, me kohën 8’54”29.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)