Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/08/2023
Britney Spears ka mbetur pa mbështetje mes divorcit të saj nga Sam Asghari. Vetëm avokati dhe menaxheri i saj i kanë qëndruar pranë dhe janë në thelb përgjegjës për mirëqenien e saj.
Disa burime me njohuri të drejtpërdrejta i thanë TMZ se Matthew Rosengart dhe Cade Hudson, respektivisht avokati dhe agjenti i saj, janë njerëzit e fundit në jetën e Spears. Ata sigurohen që këngëtarja të hajë, ta çojnë në takime pune dhe të menaxhojnë çdo mundësi të mundshme biznesi që mund t’i dalë.
Burimet pohuan se Rosengart nuk beson se gjendja mendore e Spears është shkak për shqetësim dhe nuk ka plan për të përmirësuar kujdesin dhe trajtimin e saj mjekësor. Edhe pse shumica e njerëzve në botën e këngëtares nuk e shohin kështu dhe besojnë se ajo është në një situatë të pashpresë.
Sa i përket familjes së saj, ylli i popit ka mohuar publikisht babanë e saj, Xhemi dhe motrën, Jamie Lynn. Nëna e saj, Lynn, ishte në Los Angeles disa muaj më parë për të ndihmuar vajzën e saj, por marrëdhënia e tyre është prishur.
Gjithashtu, burimet thanë se vëllai i këngëtares, Brian, është përpjekur të ndihmojë Spears me raste, që nga ndarja e saj me Sam Asghari, duke shkuar në shtëpinë e saj për të praktikuar dhe duke i ofruar të bëjë gjithçka që mundet.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre është shumë e paqëndrueshme pasi disponimi i Spears është shumë i paqëndrueshëm dhe ndryshon nga momenti në moment. Këngëtarja e njohur ka organizuar edhe një festë të vogël divorci gjatë fundjavës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)