play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Ish-missi Blerta Veseli “pushton” revistën ndërkombëtare të modës “Harper’s Bazaar”

today16/08/2023

Background
share close

Bukuroshja nga Gjilani, e cila prej kohës është zhvendosur për të jetuar në Miami, në SHBA, shfaqet në kopertinën e revistës me aksesorë të çmuar, ajo ka dhënë edhe një intervistë për “Harper’s Bazaar”, edicionin bullgar.

Blerta Veseli rrëfen rrugëtimin e saj që nga fillimi i karrierës, si ish-miss dhe modele, në Evropë dhe në Amerikë, bukuroshja flet për vështirësitë e hasura ne fillimet e saj në Kosovë dhe rrugën drejt suksesit që ajo tashmë e ka arritur.

Blerta Veseli, përveç ish-Miss, para se të zhvendosej në SHBA, ka qenë edhe prezantuese e emisionit “SHOW TIME”, prodhim i gazetës online.

Ne intervistën e saj për “Harper’s Bazaar”, Blertës i është bërë pyetja se: “Çfarë e ndihmon një vajzë të bëhet modele e suksesshme dhe cilat janë cilësitë personale me të cilat punon?”.

Bukuroshja është përgjigjur kështu: “Nëse jeni të pasionuar dhe punoni për të, gjithmonë do të merrni atë që dëshironi! Gjatë rrugës për sukses do të do të keni shumë vështirësi dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por duhet të keni qëndrueshmëri dhe qëllimin në mendjen tuaj.

Fizikisht, ju duhet të stërviteni pothuajse çdo ditë dhe të hani ushqim të shëndetshëm. Kryesisht punoj që të jem prezente, të kënaqem dhe të argëtohem duke punuar shumë për të nxjerrë më të mirën nga projekti! Gjithashtu duhet të gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës personale.”

Ish-missi Blerta Veseli “pushton” revistën

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *