Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ekipi turk i Beshiktashit është dënuar për dhunën e tifozëve të saj gjatë ndeshjes me Tiranën në 3 gusht. UEFA ka ndëshkuar me 40 mijë euro ekipin dhe luajtjen e një ndeshje pa tifozë. Ndëshkimi për tifozët është lënë pezull, nëse incidentet do të përsëriten sërish gjatë dy viteve të fundit.
Vendimi është marrë të martën në mbrëmje, pas verifikimit të incidenteve të rënda që ndodhën në kryeqytetin shqiptar. Tifozët turq shkaktuan incidente në nisje të sfidës në “Air Albania”. Ata u përleshën me tifozët shqiptarë, si dhe dëmtuam disa stola të stadiumit. Incidentet bënë që ndeshja të nis rreth 20 minuta me vonës.
Problemet me tifozët vijuan edhe në përfundim të ndeshjes. Jashtë stadiumit pati sërish incidentet mes tifozerisë. Rreth 15 tifozë turq dhe shqiptarë u shoqëruan në polici në përfundim të sfidës.
Ekipi i Tiranës humbi 0-2 kundër Besiktas në “Air Albania”, në ndeshjen e kthimit në turin e dytë të Conference League.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)