Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/07/2023
Milan Kundera është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, pas një sëmundje e cila e kishte munduar për një kohë të gjatë. Ai i dha kaq shumë letërsisë, ndaj po të rikujtojmë disa nga librat e tij, të cilët duhet t’i lexosh të paktën një herë në jetë:
“Lehtësia e padurueshme e qenies”
Subjekti i kësaj vepre flet për dashurinë e Terezës, një gruaje të re dhe të bukur, e cila dashurohet me kirurgun e famshëm, Tomasin. Martesa e tyre është e mbushur me dashuri, por edhe me tradhtitë e shumta dhe të pandreqshme të Tomasit, i cili mendon se ekziston një ndarje e qartë mes seksit dhe dashurisë. Romani tregon paralelisht dhe dashurinë e Sabinës, një artiste shpirtlirë, e cila është dashnorja e Tomasit, nga ana tjetër edhe partnerja e Francit besnik.
“Shakaja”
Studenti Ludvik bën një shaka, e cila nis me një pusullë sarkastike dërguar një bashkëmoshatareje bukuroshe, që s’e kupton shakanë dhe e merr shumë seriozisht. Ludvik përjashtohet nga partia, braktis studimet, punon në minierë dhe për një shaka, jeta e tij merr një drejtim tjetër.
“Identiteti”
Jo pak herë dyshojmë për identitetin e të tjerëve, por edhe për tonin. Kundera luan me këtë koncept, me perceptimin e identitetit dhe me dashurinë e çifteve, të cilët jo gjithnjë e njohin njëri-tjetrin.
“Mosdija”
Një burrë dhe një gra kthehen në atdheun e tyre, të cilin nuk e ndiejnë më shtëpi, pasi për arsye të ndryshme e kanë braktisur 2 dekada më parë. Kështu, krijohet një ndjesi e çuditshme mes tyre dhe bashkëatdhetarëve. Kujtimet e tyre të para 2 dekadave nuk dhurojnë më emocione dhe nuk ngjasojnë. Mungesa, harresa dhe gjithçka tjetër, në një roman të vetëm.
“Një takim”
Paul Valéry u përzgjodh që të ulej në mes të njerëzve “të pavdekshëm” të Akademisë Franceze, megjithëse s’kishte ndonjë konsideratë për romanin apo shprehinë. Por shumë shpejt, konceptet e tij ndryshojnë, rrjedha e jetës së tij po ashtu.
“Ngadalësia”
Një natë e ngadaltë vere, dy histori joshjeje, të cilat nuk ndodhin sot apo nesër, por me një diferencë prej dy shekujsh. Ato ndërthuren dhe përkunden mes situatave komike dhe sublime. “Ngadalësia” vjen si një fantazi e ëmbël dhe një reflektim i magjishëm i jetës që ndodh tani, e cila çuditërisht paralelizohet me atë të një epoke të harruar.
“Valsi i lamtumirës”
Kur artisti i njohur i jazz-it merr lajmin se një infermiere e re me të cilën kishte kaluar natën është shtatzënë me fëmijën e tij, nis një histori e çmendur, një komedi e zezë dhe ankthioze që të mban peng. Gruaja xheloze e artistit nuhat tradhtinë e re, infermierja takon një gjinekolog që mund ta ndihmojë të abortojë, një burrë shenjtor dhe njëkohësisht Don Zhuan ngatërrohen në një rrjetë misteri dhe ngjarjesh të pazakonta.
“Pavdekësia”
Anjeza, një grua e martuar përjeton disa ndjesi të paprovuara nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Ndërsa nga ana tjetër, Gëtja, i martuar dhe i plakur, dashurohet me Betinën e sapomartuar dhe 2 dekada më të re se ai.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)