Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Paraqitja e mirë dhe gjashtë të marra në dy ndeshjet kualifikuese për Euro2024 kanë bërë që Kombëtarja shqiptare të fitojë 3 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin qershor.
Një muaj më parë Shqipëria renditej në vendin e 68-të, ndërsa pas dy fitoreve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, tashmë kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho renditen në vendin e 65-të.
Një hap i vogël, pavarësisht se Shqipëria mposhti dy rivalë që renditen shumë poshtë vetes, përkatësisht me Ishujt Faroe në vendin e 129-të dhe Moldavinë e 164-ta. Sa u përket dy rivalëve të tjerë të grupit, Polonia ka humbur tre pozicione nga vendin i 26-të bie e 23-ta, ndërsa Çekia fiton një vend, nga e 38-të, tashmë është e 37-ta.
Kosova humb një pozicion në renditjen e fundit, teksa nga e 107-ta, zbret në vendin e 108-të. Sa i përket top-10, 3 vendet e para nuk ndryshojnë, me Argjentinën në krye që ndiqet nga Franca dhe Brazili.
Ndryshojnë vendet Anglia me Belgjikën, përkatësisht e katërta dhe e pesta, e njëjta situatë edhe për Kroacinë dhe Holandën, që ndryshojnë pozicionet. Italia nuk lëviz në vendin e tetë dhe po ashtu edhe Portugalia e nënta dhe Spanja në vendin e 10-të.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)