Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Miriam Margoyles ka habitur fansat me daljen e saj në revistën e fundit të “British Vogue” ku ka pozuar nudo.
82-vjeçarja është në kopertinën e Qershorit në nder të muajit LGBT+ dhe mbuloi me disa ëmbëlsira pjesët intime. Aktorja e cila njihet si profesoresha Sprout në sagën e filmave “Harry Potter”, tregoi hapur orientimin e saj seksual në vitin 1966 kur homoseksualiteti ishte ende i paligjshëm.
Përveç imazheve që kanë rrëmbyer vëmendjen, Miriam foli edhe për përçmimin ndaj “gjoksit të saj të madh” dhe “barkut të rënë”. “Më pëlqen fytyra ime. Mendoj se është e ëmbël, e ngrohtë, e pastër dhe e buzëqeshur.
Por e urrej trupin tim. Kam gjoks të madh dhe bark të rënë, këmbë të vogla të kthyera. Nuk jam e kënaqur me to. Por merr më të mirën. Duhet. Bën më të mirën që mundesh”, tha ajo.
82-vjeçarja u shpreh se ka qenë gjithnjë krenare për seksualitetin e saj. “Nuk kam pasur kurrë turp që isha homo. E dija që s’ishte krim sepse isha unë. Unë s’mund të isha një kriminele”.
Ylli i kinematografisë britanike është e martuar me historianen australiane Heather Sutherland, 80 vjeç, e cila ka preferuar të qëndrojë jashtë vëmendjes.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)