Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Natalie Portman dhe bashkëshorti i saj Benjamin Millepied po përpiqen të zgjidhin problemet e tyre në martesë, pasi ky i fundit dyshohet se e ka tradhtuar aktoren.
Çifti është i martuar që nga viti 2012, por marrëdhënia e tyre nuk është në ditët më të mira pasi përflitet se 45-vjeçari ka patur një lidhje jashtë martesore me aktivisten 25-vjeçare të klimës Camille Étienne.
Një burim për gazetën The Mirror bën me dije se afera tani ka përfunduar dhe çifti po përpiqen të kapërcejnë këto probleme.
“Ai e di se bëri një gabim të madh dhe po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë atë dhe të mbajë familjen të bashkuar. Natalie është tepër diskrete dhe nuk ka ndërmend ta shfaqë këtë në media. Prioriteti i saj më i madh është mbrojtja e fëmijëve dhe privatësisë së tyre”, shprehet burimi.
Kjo nuk është hera e parë që çifti i njohur përjetojnë një krizë pasi edhe vitin e kaluar u ndanë, por në fund ia dolën të zgjidhnin problemet e tyre.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)