play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Fansat i kërkojnë Taylor Swift, të ndahet nga i dashuri i ri

today30/05/2023

Background
share close

Taylor Swift and Matty Healy's Relationship Timeline

Taylor Swift shkruan për dashurinë e re si të ishte një ëndërr. Shumë nga këngët e saj më të mira shprehin se ajo ndjehet si në një përrallë. Por për një nënseksion të vogël dhe vokal të bazës së saj të fansave, lajmet për lidhjen e përfolur në jetën reale të këngëtares me një koleg muzikant nuk kanë qenë asgjë më pak se një makth.

Që kur u supozua se Swift është në një lidhje me Matty Healy, këngëtarin e grupit pop The 1975, fnsat janë revoltuar, duke anuluar porositë e albumit të ardhshëm të Swift, duke postuar në Twitter duke justifikuaro mungesën e tyre në turneun aktual të Swift. Fansat kanë nisur edhe një fushatë #SpeakUpNow, duke kërkuar në mënyrë implicite që Swift të ndahet me Healy. Swift nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, por Healy është parë në koncertet e saj dhe dyshja janë fotografuar së bashku disa herë në javët e fundit.

Healy ka qenë një figurë polarizuese e kulturës pop që shumë kohë përpara se ai dhe Swift të lidheshin, duke bërë komente të neveritshme ose vetëlavdëruese në intervista. Zemërimi i fansave të Swift rrjedh kryesisht nga paraqitja e Healy në shkurt si mysafir në një podcast të organizuar nga miku i tij, komediani Adam Friedland. Në episod, Healy qesh së bashku me dy bashkë-prezantuesit, Friedland dhe Nick Mullen, dhe e përshkruajnë reperen amerikan Ice Spice si një “zonjë topolake kineze” dhe komente të tjera diskriminuese.

Healy më vonë kërkoi falje për shakanë së bashku me drejtuesit e emisionit. Fansat gjithashtu janë zemëruar për një shfaqje në janar, gjatë së cilës Healy bëri një përshëndetje naziste duke kënduar “Thank you Kanye, very cool”, me sa duket iu referua postimeve të Kanye West për Hitlerin.

Në letrën #SpeakUpNow, e shpërndarë nga një numër fansash e Swift dhe e raportuar nga një pjesë e vogël e mediave kryesore të lajmeve, autorët i kërkojnë Swift-it të “reflektojë mbi ndikimin e sjelljes së të dashurit të saj”. Edhe pse nuk është shprehur kurrë në mënyrë eksplicite, mesazhi i letrës është i qartë: Taylor Swift duhet të ndahet nga Matty Healy në emër të drejtësisë racore.

Fansat e Twitter kanë ndikuar shumë në jetën e shumë të famshmëve, postime të ndryshme i kanë dhënë jetë lëvizjes “cancel culture”, ku shumë të famshëm janë përballur me kritika dhe janë “anulluar”. Kjo lëvizje ka dërguar shumë të yje në “harresë”, dhe ka sjellë shumë humbje tek ata dhe biznesi i tyre. Tashmë shumë të famshëm përpiqen të jenë të vëmendshëm me postimet e tyre, sjelljet e tyre në publik, kohët e fundit edhe me jetën personale. Nëse ata shoqërohen me një person të “cancel culture” ose që ka bërë komente diskriminuese në të kaluaren kjë ndikon edhe tek ata dhe sjell një humbje në profesionin e tyre.

Fansat gjithnjë e më shumë presin që dëshirat e tyre të shërbehen vazhdimisht dhe hakmerren ashpër kur arti ose artisti nuk përshtaten në idenë e tyre se si duhet të përparojë karriera e dikujt.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%