play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Filmi që triumfoi në Kanë + lista e plotë e fituesve

today29/05/2023

Background
share close

Regjisorja franceze Justine Triet ka fituar Palmën e Artë (Palme d’Or) të këtij viti në Festivalin e Filmit në Kanë për “L’anatomie d’une chute” (Anatomy of a Fall), duke u bërë regjisorja e dytë solo femër në histori që fiton Palmën e Artë.

Juria, e kryesuar nga regjisori dy herë fitues i Palmës së Artë, Ruben Östlund (The Square, Triangle of Sadness) dhe regjisorët Maryam Touzani, Julia Ducournau, Rungano Nyoni, Damián Szifron, si dhe aktorët Denis Ménochet, Brie Larson zgjodhën “Anatomy of a Fall” nga 21 filma në konkurrim këtë vit – një përzgjedhje veçanërisht e fortë.

Filmi që triumfoi në Kanë + lista e plotë e fituesve

Filmi tregon historinë e një shkrimtareje që detyrohet të mbrohet në gjykatë pasi bëhet e dyshuara kryesore për vrasjen e burrit.

Lista e plotë e fituesve:

Palme d’Or: Anatomie d’une Chute (Anatomy of a Fall) (Justine Triet)

Çmimi i Madh: The Zone of Interest (Jonathan Glazer)

Regjisori më i mirë: Tran Anh Hung (La Passion de Dodin Bouffant – The Pot-au-feu)

Aktorja më e mirë: Merve Dizdar (About Dry Grasses)

Aktori më i mirë: Koji Yakusho (Perfect Days)

Skenari më i mirë: Yuji Sakamato (Monster)

Kamera e Artë: Inside the Yellow Cocoon Shell (Thien An Pham)

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër: 27 (Flóra Anna Buda)

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *