play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Përfitimet psikologjike nga rregullimi i gardërobës

today26/05/2023

Background
share close

Nëse mendojmë për rregullimin e dollapëve të rrobave, ndjesia që kemi është ajo e diçkaje shumë stresuese. Nxjerrja e rrobave verore, heqja e atyre të dimrit, pastrimi i garderobës për t’i dhënë asaj një pamje të rregullt, pastrimi i gjithçkaje, për disa janë të gjitha këto një makth.

Por në realitet, gjetja e veshjeve të vitit të kaluar dhe heqja e atyre që sapo keni përdorur mund të kthehet në një moment plot surpriza dhe mbi të gjitha pozitiv për mirëqenien tuaj psikologjike.

(Ri)zbuloni blerjet më të fundit

Rregullimi i dollapit sjell përfitime të shumta, sepse nëse nuk mbani mend veshjet e blera në fund të sezonit të shkuar dhe do të jetë sikur të keni rroba të reja në duar. Do të ndiheni sikur keni dalë për shopping.

Vendosni rregull në mendjen tuaj (së bashku me sirtarët)

Ka teori të rëndësishme që demonstrojnë se si rendi në mjediset në të cilat jetojmë pasqyron gjithashtu rendin tonë mendor.

Nëse i rregulloni rrobat dhe këpucët tuaja në mënyrën më të përshtatshme, do të ndiheni më mirë dhe do të jeni në gjendje të shijoni një ndjenjë të madhe kënaqësie dhe mirëqenieje. Rezultati është i garantuar.

Eliminoni tepricat (nga garderoba dhe në mendje)

Momenti i ndërrimit të garderobës është rasti ideal për t’u çlodhur, ose më mirë për të hequr qafe ato veshje që i kemi mbajtur nëpër sirtarë, por nuk i kemi veshur kurrë. Duhet të mendoni të eliminoni rrobat që nuk janë në madhësinë tuaj, ato që janë konsumuar me kalimin e kohës dhe ato që thjesht nuk i vishni sepse nuk janë më shija juaj.

Duke bërë këtë pastrim, jini të pamëshirshëm dhe përdorni vetëm një kriter: nëse nuk e keni veshur vitin e fundit, nuk do ta vishni më kurrë. Duke eliminuar artikujt e tepërt dhe duke mbajtur ato që ju përfaqësojnë më mirë, do të ndiheni në ekuilibër me veten dhe do të rifitoni besimin në aftësinë tuaj për të zgjedhur.

Përdorni rregullimin e dollapit për të rinovuar veshjet tuaja (pa ndërruar rroba)

Mendoni sa argëtuese mund të jetë të rizbuloni veshjet e stinëve të kaluara për t’i përshtatur ato me tendencat e sotme. Me shtimin e thjeshtë të aksesorëve të rinj, veshjet më të vjetra do të kenë një energji të re dhe do të jenë sërish aktuale dhe të përshtatshme për sezonin e ri.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *