Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bibla më e vjetër hebraike u shit në ankandin Sotheby’s për plot 38.1 milionë dollarë, një nga çmimet më të larta për një libër ose dokument historik të shitur ndonjëherë në ankand.
Sotheby është tregu më i madh dhe më i besueshëm në botë për shitjen e objekteve artistike, antike dhe të luksit.
Libri i shekullit të nëntë i njohur si “Codex Sassoon”, është lidhja mes Rrotullave të Detit të Vdekur dhe Biblës së sotme.
E përbërë nga 24 libra, Bibla Hebraike është themeli i Judaizmit si dhe Krishtërimit, në të cilin këto tekste përmenden si Dhiata e Vjetër.
Këshilltarja e lartë e Sotheby’s, Sharon Liberman Mintz, tha se Bibla është në një gjendje të mirëmbajtur.
“Bibla hebraike është teksti i shenjtë, themelor për popujt anembanë botës.Në ‘Codex Sassoon’, zbulohet një transformim monumental në historinë e Biblës Hebraike, duke sjellë në dritë historinë e plotë të Biblës Hebraike që nuk ishte paraqitur kurrë në formë libri”, tha kreu i Sotheby’s, Judaica Lieberman Meetz.
“Ka tre Bibla të lashta hebraike nga kjo periudhë,” sipas Yosef Ofer, një profesor i Studimeve Biblike në Universitetin Bar Ilan të Izraelit: Codex Sassoon dhe Aleppo Codex nga shekulli i 10-të dhe Kodiku i Leningradit, nga fillimi i shekullit të 11-të.
Vetëm rrotullat e Detit të Vdekur dhe një pjesë e vogël e teksteve fragmentare të mesjetës së hershme janë më të vjetra dhe “një Bibël e gjitha hebraike është e rrallë”, shtoi ai.
Disa shekuj përpara krijimit të Codex Sassoon, studiuesit hebrenj të njohur si Masorete, filluan të deshifrojnë traditat gojore me synimin e rrokjes së saktë, dhe rrjedhimisht shqiptimit, të psalmit të librit më të shenjtë të Judaizmit.
Ndryshe nga rrotullat e Torës, ku hebraishtja shkruhet vetëm me bashkëtingëllore pa zanore dhe pa shenja pikësimi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)