Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shpallen 10 finalistët nga kjo gjysmëfinale të Eurovision Song Contest 2023 të cilët kalojnë në natën e madhe të finales.
Eurovision përfshin tre mbrëmje në total dy gjysmëfinale, të planifikuara për 9 dhe 11 maj dhe mbrëmjen finale, e cila do të zhvillohet të shtunën më 13 maj M&S Bank Arena në Liverpool, Britani e Madhe.
Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” gjysmë finalen e dytë e cila do të performojë më 11 maj dhe mund të kalojë garën për në natën finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut.
Surprizat dhe emocionet nuk do të mungojnë as në dy netët e tjera të Eurovision Song Contest 2023.
Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.
Më poshtë gjeni renditjen e këngëve që kaluan në finale.
Kroacia
Moldavia
Zvicra
Izraeli
Finlanda
Çekia
Portugalia
Suedia
Serbia
Norvegjia
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)