Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kasti i filmit “Rust” është rikthyer në shesh-xhirim pas 18 muajsh nga ngjarja tragjike, ku mbeti e vrarë aksidentalisht fotografja, Halyna Hutchins.
Ngjarja e rëndë ndodhi në New Mexico, ku aktori i famshëm i Hollywood-it, Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht drejt fotografes. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe Alec pritet që të rikthehet në Montana në javët në vijim me rolin e tij.
Mediat e huaja shkruajnë se aktori po i rikthehet punës vetëm 2 javë para se në New Mexico të nisë gjyqi për të vendosur nëse ai do të dënohet për vdekjen e Hutchins në tetor të vitit 2021 apo jo.
7 muaj më parë, Baldwin arriti një marrëveshje me bashkëshortin e Halyna Hutchins, sipas të cilës iu dha drita jeshile rikthimit të xhirimeve të filmit “Rust” me të njëjtin subjekt, me të njëjtët aktorë dhe të njëjtin regjisor, Joel Souza, që në ngjarjet e 2021 mbeti po ashtu i plagosur.
Kompania e prodhimit të filmit “Rust” do të xhirojë një dokumentar i cili do të përfshijë jetën dhe karrierën e Halyna Hutchins, e cila ndërroi jetë pasi u qëllua gjatë një xhirimi në vitin 2021. Mësohet se ky dokumentar ka mbështetjen e bashkëshortit të Hutchins, Matthew.
Dokumentari do të drejtohet nga Rachel Mason dhe do të prodhohet nga Julee Metz. Filmi është planifikuar të rifillojë xhirimet në pranverë me Bianca Cline si kinematografe të re. Për nder të Hutchins, Cline do të dhurojë pagën e saj për një kauzë bamirësie.
Sjellim në vëmendje se në intervistën e parë në televizion që nga tragjedia në sheshxhirim, aktori i njohur Alec Baldwin me lot në sy u shpreh se ai nuk e tërhoqi këmbëzën në armën që vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins, por tha se ajo doli në mënyrë të pashpjegueshme pasi ai e mori atë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)