Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një adoleshent nga Kalifornia festoi 18-vjetorin e tij duke u bërë personi më i ri në botë që viziton çdo vend të Evropës. Rio Matsuoka filloi turneun e tij evropian në ditëlindjen e tij të 18-të në Islandë dhe përfundoi 101 ditë dhe 44 vende më vonë në Maltë. Matsuoka tha për GWR se:
Ishte një rastësi e vërtetë që vendosa të provoja këtë rekord botëror. Po i thosha familjes sime se do të doja të udhëtoja në Evropë pasi të mbaroja shkollën e mesme dhe duke bërë disa kërkime, m’u kujtua se dikush kishte thyer rekordin botëror për personin më të ri që vizitoi çdo vend në botë. E kuptova se mund të bëja diçka të ngjashme me Evropën dhe kuptova se kisha mundësinë ta bëja.
Matsuoka u shpreh se ai përdori trena për të arritur në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore dhe autobusë për të vizituar vendet e Evropës Lindore. Ai tha se mori avionë vetëm disa herë, për të vizituar Britaninë dhe Rusinë. Rikujtojmë se 81-vjeçaret Sandy Hazelip dhe Ellie Hamby janë shoqe prej 20 vitesh dhe kanë shpirtin e aventurës.
Ato janë duke i vërtetuar kujtdo se mosha nuk ka rëndësi nëse do të eksplorosh botën. Sandy dhe Ellie donin të festonin 80 vjetorin e tyre në një mënyrë të veçantë. Ato vendosin të udhëtonin botën për 80 ditë dhe deri tani kanë vizituar 18 vende të ndryshme në 7 kontinente. Përgjatë këtij udhëtimi, kanë parë vende spektakolare si Taj Mahal, Everestin dhe Ishullin e Pashkëve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)