play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Malala Yousafzai konkurron në çmimet Oscar

today03/03/2023

Background
share close

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, po konkurron në ngjarjen më të madhe kinematografike, atë të Oscar. Aktivistja është është producente ekzekutiv e filmit dokumentar të shkurtër “I huaji në portë”.

Filmi tregon historinë e një burri të quajtur Richard “Mac” McKinney, i cili vendos të bombardojë një xhami lokale në Indiana. Por kur ai mbërrin në xhami për të mbledhur më shumë informacion për planin e tij, ai takon refugjatët afganë dhe një afrikano-amerikan të konvertuar që e mirëpresin. Ai takohet me anëtarët e familjes Bahrami të cilët janë bashkëthemeluesit e xhamisë dhe ndryshon pikëpamje për kulturën muslimane duke pësuar një transformim. Marinsi amerikan heq dorë nga akti terrorist dhe konvertohet më pas në fenë islame.

Doja të përhapja mesazhin sepse është kaq e rëndësishme që ne flasim për marrëdhëniet për rëndësinë e vlerave tona, duke përfshirë dhembshurinë dhe mirësinë ndaj të tjerëve dhe roli i Bibit në këtë histori është kaq i rëndësishëm. Ajo na tregon për fuqinë e vlerave tona dhe po kështu është edhe gatishmëria e Mac për të dëgjuar, për t’i dhënë vetes një shans për të ndryshuar jetën e tij.”

Ajo tha se vendosi të bëhej producente ekzekutive e filmit për të përhapur mesazhin e harmonisë dhe faljes.

“Kur mendoj për rolin e Bibit, më kujton babain tim. Ai u pyet për islamofobinë dhe pse muslimanët portretizohen negativisht dhe përgjigja e tij ishte se në vend që të njohësh një mysliman përmes asaj që shikon në ekranin tënd televiziv, duhet të shkosh dhe të trokasës. në derën e fqinjit tënd,të flasësh, të kalosh kohë me ta,  të darkosh apo edhe të bisedosh dhe kjo vlen për të gjithë dhe kështu bëri Bibi. Ajo e ftoi Mac. I tha hajde të flasim, le të kalojmë pak kohë së bashku. Aty do të kuptoni se keni shumë më tepër të përbashkëta, keni të njëjtat vlera, keni të njëjtën dhembshuri dhe kjo ndryshon gjithçka.”

Në vitin 2012 kur ishte 15 vjeç ajo u qëllua në kokë nga një anëtar i talebanëve dhe u dërgua në Angli për të marrë trajtim mjekësor. Në vitin 2014, ajo fitoi çmimin Nobel për Paqen në moshën 17-vjeçare duke u bërë laureatja më e re e këtij çmimi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *