Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Vivian Gornick po kalon një nga ato momentet e çuditshme që lindin ndonjëherë, në letërsi dhe në jetë: një sukses të madh të vonuar.
“Sot është e pamundur të bësh letërsi të madhe duke u nisur nga dashuria romantike. Dikur dashuria konsiderohej, në shumë aspekte, një metaforë për gjendjen njerëzore. Sot ajo nuk konsiderohet dhe nuk përjetohet më si në të kaluarën, kur nuk ekzistonte asnjë divorc dhe vendimet nuk u morën në injorancë. Sot nuk mund të shkruanim më Anna Karenina apo Madame Bovary. E dimë se dashuria romantike nuk është shpëtim”.
Gornick e konsideron dashurinë një domosdoshmëri të madhe:
“Dashuria është një nga mënyrat kryesore që duhet të ndihemi të gjallë. Por po ashtu është puna. Janë dy elementët e mëdhenj që na bëjnë të ndihemi mirë. Siç tha Frojdi, jeta është punë dhe dashuri, jo dashuri dhe punë.”
Më tej ajo vazhdon:
“Feminizmi më bëri të kuptoj se seksi femër nuk merrej seriozisht dhe as e merrte veten seriozisht. Unë u martova dhe u divorcova dy herë, nuk dija se çfarë po bëja. Pastaj feminizmi pushtoi fuqishëm në Nju Jork dhe u dha shtysë shumë grave si unë, gra të arsimuara dhe inteligjente që nuk kishin një qëllim pasi nga ne, të gjithë prisnin që të martoheshim dhe të kishim fëmijë. Kjo më bëri të pakënaqur: martesa, fëmijët, dashuria, seksi, meshkujt dhe kaq. Doja diçka tjetër. Dhe feminizmi kur erdhi na ndihmoi te kuptojmë njeri-tjetrin. Nuk e di çfarë do te kisha bere nëse feminizmi nuk do të kishte hyrë në botën time”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)