Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Eshtë mjaft e zakonshme që një burrë me pamje mesatare, që ka vetëbesim është më i suksesshëm me gratë, sesa dikush me një fytyrë më tërheqëse. Dhe tani ka një shpjegim.
Një studim i botuar në Psychological Science zbuloi se burrat, pamja e të cilëve është larg standardeve të bukurisë, por që kanë më shumë besim në vete, janë më të suksesshëm se burrat me atraktivitet më të lartë fizik.
Ky studim përfshiu 96 burra dhe 103 gra, që morën pjesë në takime të shpejta, ku secili pjesëmarrës kaloi tre minuta duke folur me një pjesëmarrës tjetër. Rezultatet treguan se “burrat që besonin se janë më tërheqës se sa ishin, u zbuluan se ishin më tërheqës për gratë”. Dhe ky besim ishte çelësi i suksesit të takimeve.
Përveç kësaj, studimi tregoi se burrat që janë më pak të shqetësuar për pamjen e tyre fizike nuk janë vetëm më të suksesshëm me gratë, por gjithashtu rrisin fëmijë me vetëbesim.
Gjithashtu është konstatuar se meshkujt më tërheqës fizikisht kanë më shumë gjasa të tradhtojnë.
Pra, tani ne dimë dy gjëra për burrat më të dëshiruar: gratë preferojnë djem të sigurt dhe me zemër të mirë, pamja e të cilëve është larg stereotipeve të bukurisë – të vërtetuara shkencërisht.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)