play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Gjendet kapsula e vogël radioaktive në Australi

today01/02/2023

Background
share close

Autoritetet në Australi kanë deklaruar se kanë gjetur një kapsulë të vogël radioaktive, e cila u humbi javën e kaluar.

“Shërbimet e urgjencës kanë gjetur gjilpërën në kashtë”, thanë autoritetet në Australinë Perëndimore.

Pasi objekti humbi ndërsa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 km nëpër Australinë Perëndimore, u organizua një kërkim në përmasa të mëdha. Gjiganti i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e saj, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz nëse nuk do të gjendej.

Gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi - Telegrafi

Kapsula e cila është 6 mm (0,24 inç) në diametër dhe 8 mm e gjatë, përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi. Për gjetjen e kapsulës radioaktive, shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara përfshirë edhe detektorë rrezatimi.

Pajisja po përdorej në minierën Rio Tinto në rajonin e largët Kimberley. Gjiganti i minierave Rio Tinto kishte premtuar më parë se do të nisë një hetim për atë që kishte ndodhur.

Pas një jave kërkim, gjendet kapsula radioaktive dhe vdekjeprurëse në  Australi! Rrezikonte 300 vitet e ardhshme - Shqiptarja.com

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%