Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
SHBA ka miratuar përdorimin e vaksinës së parë në botë për bletët. Kjo vaksinë u krijua për të parandaluar ngordhjet masive të bletëve nga një bakter që dobëson kolonitë duke sulmuar larvat e bletëve.
“Nëse ne mund të parandalojmë një infeksion në kosheret tona, ne mund të shmangim trajtimet e kushtueshme dhe të përqendrojmë energjinë tonë në elementë të tjerë të rëndësishëm për të mbajtur bletët tona të shëndetshme,” tha anëtari i bordit të Shoqatës së Bletarëve të Shtetit të Kalifornisë, Trevor Tauzer.
Si pjalmues, bletët luajnë një rol kritik në shumë aspekte të ekosistemit. Shefi i “Dalan Animal Health”, Annette Kleiser tha se vaksina mund të shërbejnë si një përparim në mbrojtjen e bletëve.
Sipas USDA, në SHBA ka pasur shumë reduktime në kolonitë e bletëve që nga viti 2006. USDA thotë se shumë faktorë kërcënojnë shëndetin e bletëve duke përfshirë këtu parazitët apo sëmundjet, si dhe një fenomen i quajtur “Çrregullimi i Kolapsit të Kolonisë”, i cili ndodh kur bletët punëtore braktisin një zgjua dhe lënë pas mbretëreshën.
Sipas Organizatës Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, bletët, zogjtë apo lakuriqët e natës janë përgjegjës për rreth një të tretën e prodhimit të bimëve në botë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)