Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një artist në Argjentinë ka gjetur një mënyrë të re për të rritur vlerën e monedhës vendase të shkatërruar nga inflacioni, duke pikturuar mbi të yllin e futbollit Lionel Messi
Artisti Sergio Guillermo Diaz ka zëvendësuar kanavacën tradicionale me monedhën vendase pesos.
“Kur fillova të pikturoja kartëmonedha, njerëzit më thoshin: Çfarë, por këto janë para, si mund t’i pikturosh paratë? Në ditët e sotme ndonjëherë është më mirë për mua të pikturoj në kartëmonedhën me vlerën më të madhe këtu në Argjentinë. Unë pikturoj mbi të dhe mund ta shes atë për shumë më tepër se sa mund të shpenzoja me atë kartëmonedhë.”
Përveç Messit, Diaz ka përjetësuar edhe figura të njohura si prezantuesin amerikan Bod Ross dhe madje edhe Greta Thunberg.
Sipas Diaz, arti i tij pasqyron gjithashtu situatën e vështirë ekonomike në të cilën gjendet Argjentina. Vendi po përjeton një krize financiare ku 40% e popullsisë argjentinase po përballet me varfërinë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)