play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

Rama: Shkoni edhe në Hagë po të doni, pallatet pa leje do prishen ose do konfiskohen

today15/12/2022

Background
share close

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka lajmëruar të gjithë ndërtuesit e pallateve pa leje se shembjet do të vijojnë.

Ai i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që mos “lajthisë” lidhur me ankesën që ka bërë Shoqata e Ndërtuesve.

Rama: Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!

Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e një pishine dhe ndërtimeve të tjera shoqëruese pranë detit në Golem, që i përkasin Hotel Kastrati Empire.

Pak ditë më parë IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar edhe objektin e Hotel Prestige në Durrës, pasi disa muaj më parë kishte shembur pishinën e këtij objekti.

IKMT thotë se “nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cenon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *