Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Përtej aftësive të tij të pamohueshme, Cristiano Ronaldo, nuk ia arriti që ta shënonte në listën e tij golin e shënuar ndaj Uruguait, për shkak të topit inteligjent, të përdorur në Katar 2022.
Kjo pasi, të gjithë topat e përdorur në këtë kompeticion janë të përbërë nga një teknologji speciale, pajisur me sensorë të posaçëm që regjistrojnë çdo kontakt me lojtarin.
Sipas Metro.co.uk, sinjalet e dërguara nga ky top, përcillen direkt në një seri rrjeti antenash të instaluara përreth stadiumit.
Është vetë topi që jo vetëm identifikon prekjet, por arrin të përcaktojë edhe se kur e kalon vijën fatale të portës, ose ato anësore e të këndit.
Kjo teknologji e përdorur për herë të parë në Katar 2022, pritet që të gjejë hapësirë edhe në ligat e ndryshme të Evropës dhe në Premier League angleze.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)