Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/11/2022
E priste ndonjë provokim në ndeshjen ndaj Zvicrës, sepse atje luajnë dy shqiptarë si titullarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, jo ndaj Brazilit. Serbia u mund mbrëmë 2-0, duke e nisur Botërorin e Katarit pa “ngjyra”.
Richarlison realizoi dy gola në portën e kombëtares serbe, duke udhëhequr “Selecao” drejt startit të dëshiruar. Stadiumi ishte i mbushur plot, kryesisht me brazilianë, të cilët festuan në mënyrën e tyre. Njëri nga mbështetësit e 5 herë kampionëve të botës nuk ngurroi as të bënte me duar “shqiponjën” në stadium, sikurse duket në videon shoqëruese të këtij shkrimi.
Nuk dihet nacionaliteti i tij i saktë, por gjesti është krejtësisht shqiptar, pikërisht ai që i tërbon serbët sa herë dhe kudo që bëhet. Madje quhet prej tyre “provokacija”. Që tifozi në fjalë ka pasur referencë shqiponjën tonë dykrenare e thotë me fjalën e tij, kur e shoqëron kryqëzimin e duarve me fjalën “Albania”.
Ai është i mirëinformuar për antagonizmin mes dy popujve, ndaj nuk nguron me “provokacija” e tij. Kujtojmë se në Botërorin pararendës të Rusisë, më 2018, Zvicra e mundi Rusinë, teksa fitorja ishte me aromë shqiptare. Xhaka dhe Shaqiri shënuan dy gola të bukur dhe festuan me “shqiponjë”.
Kjo gjë u amplifikua pastaj nga serbët, që kërkuan nga FIFA reagim. Dihet më pas se çfarë ndodhi me dy “shqipet” e kombëtares helvete, të cilët u gjobitën dhe u kritikuan. Shorti i ka vendosur sërish në të njëjtin grup në “Katar 2022”, ndaj duhet të presim përballjen mes Serbisë dhe Zvicrës.
Me siguri e kanë pritur ndonjë “provokacija” në sfidën ndaj helvetëve, por jo ndaj Brazilit. Ky tifoz mendoi t’i jepte aromë shqiptare Botërorit të Katarit para kohe… Tani, pas “dushit të ftohtë” brazilian, në fushën e blertë dhe tribuna, fati i kombëtares serbe mbetet në këmbët e dy shqiptarëve. Xhaka dhe Shaqiri e kanë të ndaluar të festojnë me “shqiponjë”, por jo ta tundin portën e Serbisë dhe ta dërgojnë atë në shtëpi…
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)